Ushqimi i “perandorëve” që mund të shërojë pothuajse gjithçka. Ja cili është!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

oriz i ziShekuj më parë, në kohën e perandorëve kinezë, orizi i zi është kultivuar në sasi të vogla, sepse ishte i dedikuar vetëm familjeve të perandorëve, derisa populli nuk kishte guxuar ta kultivonte apo ta konsumonte. Sot, përdoret kryesisht në vendet Aziatike. Ky oriz, përdoret në sushi por edhe në lloje të ndryshme ëmbëlsirash.

Orizi i zi, është një ushqim shumë më i ekuilibruar nga pikëpamja ushqyese sesa orizi i bardhë. Ai përmban një sasi të madhe proteinash dhe yndyrash dhe një përqindje të vogël karbohidratesh. Për çdo 100 gramë përfitohen 350 kalori.

Ky oriz është pastrues, ul tensionin në gjak, kuron gjendjet e diarresë, është i përshtatshëm për ata që vuajnë nga zemra dhe veshkat.

Nëse zieni 60 mlg oriz të zi, përmban rreth 160 kalori, fitonutriente, dhe është burim për fibra, hekur, bakër dhe proteina.

Vitamina E, një nga antioksiduesit që orizi i përmban, ruan qelizat e syve nga ndikimi i radikalëve të lirë, duke parandaluar sëmundjet e syve, si kataraktën,

Falë antioksiduesve që ka, orizi i zi përmirëson funksionin e trurit. Studimet në minj kanë treguar se ky ushqim ngadalëson plakjen e trurit.

Konsumimi i orizit të zi ndihmon në pastrimin e organizmit dhe parandalon mëlçinë e yndyrshme. Pasi përmban fibra, orizi i zi parandalon kapsllëkun, fryrjet dhe dhimbjet që ndërlidhen me tretjen.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët