Qendra e konsultave në QSUT pret dhjetëra pacientë çdo ditë. Ndërkohë, mjekët e Traumës pa punë

Denisa Canameti / Shëndet+

QSUT_Trauma

Ndërkohë që qendra e konsultave në QSUT është në kaos për shkak të numrit të madh të njerëzve që shkojnë aty çdo ditë, qendra e konsultave te Spitali Universitar i Traumës është bosh.

Organizimi i dobët i Qendrës së Konsultave në QSUT u pa si shkak për krijimin e një situate të pakëndshme radhësh të gjata dhe përplasjesh midis pacientëve dhe rojeve. Edhe pse kjo qendër paradoksalisht u krijua për të shmangur pikërisht këto situata.

Ndërkohë, paradoksi është akoma më i madh, kur mjekët e konsultave në spitalin e Traumës i gjen pa punë, për shkak se asnjë pacient nuk referohet aty.

Nëse Ministria e Shëndetësisë do të merrte në konsideratë shërbimin shëndetësor që mund/duhet të ofrojnë mjekët në spitalin e Traumës, dhjetëra apo qindra pacientë nuk do të vuanin çdo ditë makthin e një vizite në spital./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit