Ja sëmundjet që kurojnë gështenjat!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

geshtenja eGështenja u kultivua fillimisht në Europën Jugore, në Ballkan dhe në rajonet e afërta. Përdorimi i gjithanshëm i kësaj peme, si frutë për ushqim, dru në ndërtimtari, në zdrukthëtari dhe pemë dekorative e bëri atë të përdoret fillimisht gjerësisht në të gjithë Europën Perëndimore dhe më pas ajo u kultivua në kontinentet e tjera. Si fillim, në kohën romake, ajo u fut në rajonet e veriut, dhe më vonë u kultivua edhe në kopshte e manastire nga murgjit.

Gështenjat janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve, vitaminave dhe fibrave dhe përveç kësaj, kanë më pak kalori dhe yndyra sesa frutat e tjera arrore. Gështenja është një frutë tipike e stinës së vjeshtës, shumë e dashur nga të gjithë, për shijen e veçantë që ajo ka. Përveç shijes të mirë, ato që duhet të dini janë përfitimet shëndetësore që mund të merrni nga konsumimi i gështenjave.

Gështenjat janë të pasura me niseshte dhe fibra, ato gjithashtu kanë edhe një përqindje të lartë mineralesh, sidomos kalium, fosfor, magnez, kalcium dhe në një masë më të vogël, hekur. Kanë një përmbajtje të lartë kalorike e që karakterizohen po ashtu edhe nga një përqindje e lartë sheqeri, nga proteina me cilësi të mirë dhe nga prania e vitaminave C, B1, B2, PP dhe nga një yndyrë e ulët.
Gështenjat janë shumë të mira për ata që vuajnë nga lodhja sezonale, e shkaktuar nga gripi dhe ftohjet e rënda. Janë të dobishme për të kapërcyer lodhjen mendore, mungesën e përqendrimit dhe stresin e fortë. Ato përdoren edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të tyre qetësuese në organizëm..

Gështenja mund të jetë e pjekur, e zier, në formë pureje, në torta, ëmbëlsira dhe salcat ekzotike për ushqime me mish.

Gështenja tretet lehtë, ndërsa mjalti i gështenjës është mjekësor, mbron mëlçinë dhe kontribuon për qarkullim më të mirë të gjakut.

Burimi: healthyfood/ shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve