Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Blerja e një shalqiri është një investim disi me risk, duke qenë se nuk mund ta kuptoni sa i mirë është fruti përbrenda: mund t’ju dalë i papjekur mirë, i prishur, jo i lëngshëm etj.
Gjithsesi, kjo nuk duhet t’ju pengojë që të mos konsumoni frutin më të preferuar të këtij sezoni. Për të zgjedhur shalqirin më të mirë në treg, do t’ju tregojmë tre truke të thjeshta si ta kuptoni se ai është i pjekur mirë.
Shikoni njollat – Shenjat e para që tregojnë se shalqiri është gati për t’u prerë janë njollat e verdha tek lëkura. Ata tregojnë se shalqiri është pjekur mirë në diell. Nëse nuk ka shenja të verdha, atëherë mos e blini.
Sigurohuni që është i rëndë – Një tjetër shenjë që tregon se keni shalqirin më të mirë në duar është pesha e tij. Nëse merrni shalqirin dhe ju duket vërtet i rëndë – më i rëndë sesa duket – keni zgjedhur të duhurin. Sa më i rëndë të jetë shalqiri, aq më i mirë është.
“Trokit” mbi të – “Trokitni” me kujdes mbi shalqirin dhe dëgjoni tingullin që lëshon. Kështu mund të kuptoni kur shalqiri është i mirë ose i prishur. Një zhurmë e mbytur tingëllon si urdhri ‘lëre’.
Nëse shalqiri i kalon këto tre teste, mund ta blini menjëherë.
Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/


