Sistem i ri testimi në qendrën e gjakut

Blertina Koka / Shëndet+

qendra e gjakut

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është pajisur me një sistem të ri testimi, i cili ofron një siguri më të lartë për kryerjen e analizave të gjakut, redukton kohëne pritjes së analizabe dhe ul mundësinë e infektimit të personave që marrin gjakun e dhuruar.

Analizat e gjakut tani do të mund të kryhen sipas teknikës NAT (anglisht, Nucleic Acid Amplification Technology), që mundëson testimin e gjakut për agjentë infektivë të Hepatitit B, C dhe HIV.

“Teknologjia NAT është teknologjia e fundit dhe ne kemi fatin që e kemi më në fund në Shqipëri. Me këtë aparat ne shtojmë edhe një shkallë tjetër sigurie për gjakun, duke eliminuar kështu mundësinë e infektimit jo të një personi, por të tre personave, sepse me një sasi gjaku të infektuar ne mund të infektojnë deri në tre persona. Nga ana tjetër, risia e kësaj metodë është edhe periudha e shkurtër e kohës që duhet të presim përgjigjet. Kështu, për Hepatitin C periudha dritare shkurtohet në 2.2 ditë, për HIV në 4.5 ditë dhe për Hepatitin B në 16 ditë. E mira e kësaj teknologjie është ulja e periudhës dritare, sidomos për këto infeksione të cilat shkaktojnë kërcënime të jetës së njeriut,” shpjegon mjekja Rinalda Skëndaj./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak