Çelet në Vlorë Qendra e Hemodializës

Për herë të parë, shërbimi i hemodializës, jetik për këdo që e kanë të nevojshme atë, do të kryhet edhe në Vlorë.Qender e Hemodializes_Vlore

Deri më sot, për të kryer hemodializën, pacientët duhet të udhëtonin tre herë në javë drejt Tiranës ose Fierit, të shoqëruar nga familjarë. Në Tiranë, shumë prej tyre, për shkak të kërkesave të larta, u duhej ta kryenin atë në turn të tretë. Tashmë ky shërbim për Vlorën ofrohet në spitalin rajonal ku është ngritur Qendra e re e Hemodializës.

Qendrën e re të Hemodializës e vizitoi kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ata u takuan me pacientë që ndërkohë ishin duke kryer dializën.

Rama e cilësoi si një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e Rlindjes së shëndetësisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri ka premtuar se ky rrjet qendrash do të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit