Obeziteti dhe diabeti lidhen me të ardhurat

obezet“Obeziteti dhe diabeti janë të lidhur me faktorë të tillë si arsimi, punësimi dhe të ardhurat: që rriten në zonat e varfëra dhe ulen në ato të pasura. Matja përmes krahasimit të vendeve nuk është e mjaftueshme, sepse duhet të hysh në analiza më të thella”.

Kështu shprehet Adam Drevnovski, dekan i Universitetit të Uashingtonit, i cili raporton rezultatet e një studimi të publikuar në revistën shkencore “International Journal of Obesity”. “Në Kontenë e Siatëllit, prirja për obezitet varion nga 5% – 45% mes 60 mijë personave në një mesatare të lartë të të ardhurave”. Po ku merren kaloritë për t’u shëndoshur? “Vetëm 11% e kalorive të marra vijnë nga ngrënia e ushqimeve të gatshme apo të restoranteve. 65-70% vjen nga ushqimet e marra në supermarket dhe për këtë duhet të ketë revista me etiketë për ushqimin”. Nga ana tjetër zgjedhjet  e të ngrënit janë shumë komplekse e varen nga faktorë të ndryshëm.

“Ndikim të madh kanë shijet që për shumë lidhen me të ëmblat, pastaj ka të bëjë edhe kostoja e një produkti. Përzgjidhen ato që kushtojnë më lirë. Është mirë që të ndërhyhet nga ana ekonomike për t’u dhënë përparësi në çmime ushqimeve të shëndetshme”, thotë Drevnovski, ndërsa përmbyll se në fund të fundit është mirë “të investosh në edukim dhe t’u mësosh të rriturve e të vegjëlve si të bëjnë pazar  dhe si të gatuajnë”.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore