Njihuni me frutin që ju mbron nga diabeti  dhe përmirëson problemet kardiovaskulare!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

kivi 9Fruti i kivit është i mbushur me antioksidant dhe përmban vitaminë C dhe atë në sasi më të madhe se portokalli. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E.

Kivi përmban një sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë dhe është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira,përmireson shëndetin e individëve të çilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve,që nga problemet kardiovaskulare, kançer si dhe obezitetin.

Vitamina E është vërtetuar të ketë efekte të ngjashme, por është i tretshëm në yndyrë dhe kështu është ndihmës për vitaminën C në funksionet e saj. Fruti i kivit i përmban të dyja këto vitamina në sasi të lartë, të çilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin tonë nga radikalet e lira. Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të çilat përmirsojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kançerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë të dëbojmë ato. Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e paçientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe zvoglojnë probabilitetin e sulmeve të zemrës.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?