Njihuni me “truket” e kuzhinës të cilat nuk ua ka thënë askush!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

kushineKëto këshilla do t’ju vijnë në ndihmë për të pasur kushinë të pastër dhe sigurisht do t’ju ndihmojnë të keni ushqime të freskëta dhe rezistende ndaj kohës…

Si të ndryshoni mjaltin e kristalizuar në ngjyrën e saj natyrore:

Vendosni kavanozin e mjaltit në ujë të ngrohtë dhe lëreni të qëndrojë derisa të kthehet në ngjyrën e tij natyrore.

Si të hidhni kripën me më lehtësi në ushqim:

Vendosni disa kokrra orizi në kripë. Ato thithin lagështinë dhe mundësojnë kalimin e  kripës me lehtësi nga kriporja në ushqim.

Si të parandaloni rritjen e baktereve në produktet e qumështit:

Ky truk mund të përdoret për salcë kosi dhe gjizë. Ai do të zgjasë datën e skadimit të produkteve. Vetëm vendosni dalcën e kosit ose gjizën në frigorifer, por sigurohuni që ta vendosni me kokë poshtë. Kjo do të krijojë një efekt vakum i cili do të parandalojë bakteret që prishin produktet.

Si të keni prerime të freskëta:

Mund të thithni lagështinë e tepërt dhe të ngadalësoni prishjen e perimeveduke vënë copa letre në raftin e frigoriferit.

Si të parandaloni tharjen e djathit:

Lyeni djathin me vaj ose gjalpë për të parandaluar tharjen e tij  dhe të çarat e thella. Gjalpi duhet të hyjë thellë në të çarat e djathit.

Si të pastroni një tigan të djegur:

Soda e bukës mund t’ju ndihmojë për të pastruar tiganin e djegur. Vetëm spërkasni pak sodë buke në me 4-5 lugë çaji kripë. E mbushni me ujë tiganin dhe lereni të qëndrojë gjatë natës. Lajeni atë një ditë më pas.

Burimi: naturalcuresandhomeremedies / shendtei.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës