Skandali “Artigiano”/ Mjekët e QSUT falsifikojnë analizat e pacientëve

Artigiano

“E gjithë Shëndetësia ndodhet në një skandal të madh, kanë manipuluar analizat për të vetmin fakt që të mbanin Artigiano-n të hapur. Thjesht që Artigiano të vazhdojë të gënjejë, ashtu siç bëri edhe në deklaratë për shtyp kur tha që ishte kujdesur, por ata s’janë interesuar fare” denoncon një dëshmitare tek faqja “Jeta ose qef”. Sipas kësaj faqeje, gjashtëmbëdhjetë të rinj kanë kontaktuar pranë redaksisë, ku kanë akuzuar QSUT-në për falsifikim të analizave të pacientëve si dhe për korrupsion.

“Të gjithë të rinjtë në këtë foto janë të shoqërisë civile. Ata kanë  darkuar në restorantin Artigiano në datë 01.06.2016. Shumica e tyre kanë qenë në gjendje kritike për jetën. Janë shtruar në spital dhe doktori  E. P. u ka pohuar  se keni salmonelë, dhe se ajo ndodhej në sallatën “Cezar”. Por skandali qëndron në një moment të dytë, pasi kur të rinjtë kanë marrë analizat, kanë parë se asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar të ketë pasur salmonelë. Një lajm shokues ky për këta të rinj, të cilët kanë kaluar një helmim shume të fortë me temperaturë 41 gradë duke qenë fare pranë vdekjes!”, shkruan faqja më e ndjekur në Facebook.

Personat e helmuar madje dëshmojnë se e kanë denoncuar rastin me foto dhe video në një emision investigativ shumë të njohur, por që i ka fshirë të gjitha provat qëllimisht.

“Shumë institucione rezultojnë se janë blerë, mediat janë blerë, qytetarët e helmuar janë kërcënuar dhe ende asnjë vendim i mirë. Kush janë këta oligarkë që çojnë qytetarët afër vdekjes e sot bëjnë të plotfuqishmin e të moralshmin sikur paskan vizituar qytetarët në spital? Asgjë tjetër veç kërcënimit s’u kanë dhënë… Rruga drejt ligjit, zbardhjes së të vërtetës do vazhdojë edhe me mjetet e fundit demokratike. Drejtësia vonon por nuk harron!”, shprehet një qytetare për faqen “Jeta osh qef”.

Sipas te rinjve, vetë doktorët u janë shprehur në konfidencë përpara daljes së rezultateve të manipuluara, se helmimi ka qenë aq i rëndë sa një fëmijë 10 vjeç nuk do te kishte mbijetuar.

Artigiano1 Artigiano2

Burimi: Jeta osh qef / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak