Alkalienizoni trupin dhe parandaloni kancerin me këtë frut!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

figKultura të shumta kanë vlerësuar përfitimet shëndetësore të fiqve, dhe ata kanë qenë simbole të paqes, pjellorisë dhe zhvillimit. Fiku është një nga bimët më të vjetra të kultivuara, si dhe referimi i parë i shkruar për të daton nga gjuha sumeriane dhe Mbreti Urukagina. Ja cilat janë disa anga vetitë e shkëlqyera të fikut:

Ju ndihmon në tretje: Fiqtë janë të pasura me fibra të tretshme dhe të patretshme. Fibrat rregullojnë dhe kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak duke përmirësuar gjithashtu tretjen.

Mbajnë në kontroll presionin e lartë të gjakut: Fiqtë janë të pasura me kalium, i cili rregullon presionin e gjakut dhe parandalon hipertensionin.

Forcon kockat: Këto fruta janë të pasura në kalcium dhe fosfor, të cilat ndihmojnë në forcimin e kockave dhe të nxisin e rigjenerojnë ato në rastet e dëmtimit.

Parandalon kancerin: Këto fruta të përmbajnë fitookemikalin e njohur si Benzaldehyde, e cila vepron për të parandaluar kancerin.

Parandalon Aneminë: Fiqtë janë gjithashtu të pasura me hekur, i cili nuk ju lejon të prekeni nga anemia dhe ju ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Ngadalëson plakjen: Fiqtë janë të pasura me antioksidantë të tilla si polyphenols, flavonoids dhe anthocyanins, të cilat neutralizojnë radikalet që përshpejtojnë procesin e plakjes.

Luftojnë humbjen e peshës: këto fruta janë të larta në fibra dhe  përmbajnë një enzime të dobishme që ndihmon tretjen e ushqimit, e njohur si ficin, e cila konverton proteinat në aminoacide. Prandaj, konsumi i tyre i rregullt ndihmon sistemin e tretjes.

Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë