Kujdes! Këto janë zakonet që shkaktojnë probleme me veshkat!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

veshka3Veshkat bëjnë pjesë në organet vitale të trupit, pasi funksioni i tyre është të ndihmojnë për të eliminuar mbeturinat dhe toksinat nga trupi nëpërmjet urinës.

Përveç kësaj, veshkat rregullojnë presionin e gjakut, prandaj, është me rëndësi të madhe tëkujdeseni për mirëfunksionimin e tyre. Në qoftë se veshkat janë dëmtuar në një farë mënyre, ju mund të përjetoni disa nga simptomat e mëposhtme: të vjella, fryma e keqe, ndryshimi i ngjyrs dhe cilësisë së urinës, marramendje, lëkurë e irrituar, probleme me  frymëmarrjen, dhimbje e papritur, anemi, lodhje, ose ftohje.

Nëse vini re ndonjë nga këto shenja paralajmëruese, ju duhet të vizitoni mjekun dhe kontrolloni gjendjen e veshkave:

Mungesa e ujit në trup: mund të çojë në dëmtime të konsiderueshme të veshkave prandaj pini sa më shumë ujë!

Pirja e duhanit:  është një zakon shumë i dëmshëm, i cili dëmton të gjitha organet e trupit, duke përfshirë veshkat. Studime të shumta kanë gjetur një lidhje midis pirjes së duhanit dhe sëmundjeve të veshkave, dhe sipas Shoqatës Amerikane të veshkave (AAKP), pirja e duhanit është shkaku numër një i shfaqjes së sëmundjes.

Dietë e lartë në proteina: konsumi i sasive të tepërta të ushqimeve proteinike, të tilla si mishi i kuq, rrit rrezikun e sëmundjeve të veshkave, pasi funksioni i këtyre organeve është për të eliminuar mbeturinat azotike nga trupi, të cilat janë nënproduktet e tretjes së proteinave.

Sasia e lartë e kripës: përdorimi i rregullt i sasive të larta të kripës, dëmton rëndë veshkat dhe çon në probleme të ndryshme shëndetësore.

Burimi: healthyfoodhouse /https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj