Si të shëroni shpejt “të vrarat” nga këpuca

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Ju janë “vrarë” këmbët nga këpucët? Nuk keni pse të blini kremra të kushtueshëm për t’i shëruar plagët. Mund ta gjeni zgjidhjen e problemit në kuzhinën tuaj.

Ja disa trajtime natyrale për të shëruar plagët e krijuara nga këpucët.plagë_këmbë_këpucë

Aloe Vera

Aloe Vera është një bimë shumë efektive për shërimin e plagëve tek këmbët. Kjo bimë ka veti anti-inflamatore që ndihmojnë në rastet kur krijohen plagë në këmbë ose kur ënjten. Ajo e mban gjithashtu lëkurën të hidratuar, kështu shërohet më shpjet. Plus, ajo ul edhe rrezikun për të marrë ndonjë infeksion.

  • Aplikoni xhel aloe vera të freskët dhe lëreni të thahet. Më pas i lani këmbët me ujë të vakët.
  • Një mënyrë tjetër është të përgatitni një përzierje me xhelin aloe vera dhe vajin e vitaminës E. Aplikojeni atë tek plaga dhe mbajeni për pak orë. Më pas i lani këmbët me ujë të vakët.

Përsëritini këto trajtime 2-3 herë në ditë, për 3-4 ditë.

Çaj jeshil

Çaji jeshil ka përbërës anti-inflamatorë që lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga të vrarat në këmbë. Përveç kësaj, ai është i pasur me vitamina dhe antioksidues të ndryshëm që ndihmojnë në shërimin e shpejt të plagëve.

Hidhni 3 qese me çaj jeshil në një enë me ujë të ngrohtë (mund t’i shtoni edhe pak sodë buke pasi ka veti antiseptike). Sapo të ftohet, futni këmbët në të dhe mbani për pak minuta. Mund të merrni edhe një copë, ta lagni me çajin dhe të fërkoni me të plagët e krijuara tek këmbët. Gjtiashtu, nëse nuk kanë plasur akoma flluskat, mund ta shpejtoni procesin e shërimit duke e lagur atë shpesh me ujë të vakët, që të zbutet dhe të thahet lëngu brenda.

Kamomil

Ashtu si çaji jeshil, edhe kamomili ka veti qetësuese dhe shëruese, dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga të vrarat në këmbë.

  • Bëni një çaj të fortë kamomili dhe lëreni të ftohet.
  • Me anë të një cope lageni këmbën me çajin e përgatitur.
  • Lëreni copën e lagur tek plaga për 10 minuta.
  • Përsëriteni këtë trajtim disa herë në ditë që të shëroheni më shpejt.

 Burimi: Bustle.com / Top 10 Home Remedies

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit