Vetmia shkurton kromozomet (dhe jetën)

vetem vetmiaVetmia e lë gjurmën e saj të hidhur edhe në ADN: stresi që vjen si pasojë e izolimit shoqëror krijon në fakt një shkurtim të parakohshëm të skajeve të kromozomeve, duke shpejtur plakjen e qelizave të organizmit. Ky fakt bëhet i ditur nga një studim i kryer tek papagajtë gri nga kërkuesit e Universitetit Veterinar të Vjenës. Rezultatet u botuan në revistën “Plos One”.

Papagallët gri janë kafshë sociale që u pëlqen shumë të jetojnë në shoqërinë e të ngjashmëve të vet, por shpesh kapen dhe mbahen në kafaze në izolim të plotë (praktikë e cila cilësohet e paligjshme në shumë vende, si dhe Austria) me pasoja të dëmshme për shëndetin e tyre. Ndaj kërkuesit kanë menduar të shohin nëse stresi shoqëror ndikon në njëfarë mënyre në plakjen qelizore: për këtë u analizua ADN-ja e papagajve të moshës 1-45 vjeç, duke nënë përballë ata që jetonin vetëm me ata që jetonin në shoqërinë e papagajve të tjerë.

Për çdo ekzemplar u matën skajet e kromozomeve, gjatësia e të cilëve tregon jetën e qelizës. “Studimet e kryera mbi njeriun tregojnë se personat që iu nënshtruan niveleve të larta të stresit të jetës shoqërore i kanë skajet e kromozomeve më të shkurtra”, shpjegojnë studiuesit. “Por kjo është hera e parë që ekzaminohen këto skaje në kushtet e izolimit shoqëror të një specieje”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni