Përgatiti për “www.shendeti.com.al” : Elena Beta
Edhe pse mushkonjat transmetojnë disa sëmundje vdekjeprurëse, për shumicën e njerëzve ato janë vetëm parazitë irritues, pickimi i të cilave sjell kruarje dhe bezdisje në maksimum.
Ekzistojnë disa mënyra natyrale për lehtësimin e kruarjeve, e cila krijohet pas pickimit të mushkonjave.
Terapia e ftohtë me akull sjell edhe lehtësim momental. Akulli paralizon mbaresat nervore dhe ndihmon që të mos ndjejmë kruarjen dhe dhimbjen.
Uthulla për shkak të aciditetit të vet, ndërsa mjalti falë veçorive të veta anti-inflamatore dhe anti-bakteriale po ashtu reduktojnë të kruarën.
Soda e bukës mund të neutralizojë balancën e pH të lëkurës. Ajo redukton inflamacionin i cili paraqitet në sipërfaqe të lëkurës.
Gjithashtu lëvorja e bananes mund të ndihmojnë gjatë pickimit të mushkonjave.
Përzierja e ujit dhe qumështit e vënë në vendin e pickimit po ashtu redukton pezmatimin dhe kruarjen.
Bëni shenjën „Х”. Me ndihmën e thonjëve bëni një „Х” mbi vendin e pickimit. E ndalon kruarjen menjëherë!
Portokalli dhe limoni kanë aromë freskuese për hundën e njeriut, mirëpo për mushkonjat nuk janë aspak të këndshëm.
Burimi: healthyfood / shencdeti.com.al


