Dërgimi i mesazheve celulare ju shkurton jetën

shpinaNëse një telefonatë zgjat jetën, siç thuhet në spotet televizive, një mesazh e shkurton. Ky është rezultati i studimit të kryer nga Shoqata e Bashkuar Kiropraktike (UCA), sipas të cilit dërgimi i shumë mesazheve në celular përfaqëson një rrezik të ngjashëm me atë të shkaktuar nga obeziteti, raporton agjencia ANSA.

Duket se në përgjithësi është faji i qëndrimit për të kryer këtë aktivitet. Shumë persona, në fakt, kur shkruajnë mesazhe, marrin një pozicion karakteristik, sidomos kur janë ulur: telefoni mes duarve, përkulen para, të përqendruar mbi ekran. Ky qëndrim, siç pohon UCA, e bën të pamundur frymëmarrjen e thellë, si rrjedhojë zemra dhe mushkëritë i nënshtrohen një sforcimi jonatyral.

“Kur përdorim celularin, në përgjithësi  e mbajmë kokën shumë të ulur dhe ulim edhe shpatullat, duke pasur kështu një qëndrim të përkulur para. Kush qëndron shpesh në këtë mënyrë, rrit rrezikun e pasjes së problemeve dhe mbi të gjitha në pjesën e sipërme dhe të prapme të qafës, duke rrezikuar një stres të harkut të shpinës”.

Ideja e efekteve negative të këtij qëndrimi erdhi duke analizuar studimet që krijojnë një lidhje mes të moshuarve dhe kërrusjes së shpinës. Personat e moshuar me një formë edhe të lehtë të kësaj kërrusjeje kanë një mundësi vdekjeje 1,44 herë më shumë se ata që nuk vuajnë prej saj. “Mund të ndërrojmë zakonet tona, duke ulur kohën që kalojmë me celular në dorë”, thonë kërkuesit./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni