Infeksionet në lëkurë gjatë stinës së verës, ja nga çfarë mund të shkaktohen!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta

infeksiiNjë ndër shqetësimet më të shpeshta dhe më të përhapura që ndeshen në periudhën e verës dhe gjatë sezonit të plazhit, janë infeksionet e lëkurës. Uji i ndotur i detit apo pishinave, rëra e plazhit, shumë lehtë mund të shndërrohen në “burim” sëmundjeje për lëkurën.

Klima e nxehtë dhe e lagësht përbën një faktor risku për marrjen e infeksioneve të ndryshme të lëkurës, përveç kësaj, plazhi dhe pishinat ndikojnë në shfaqjen e formave të caktuara të mykut të lëkurës. Seksi mashkull preket më shumë nga këto probleme sesa femrat. Kjo shpjegohet me faktin se këto të fundit janë më pak të ekspozuara ndaj ambienteve që favorizojnë këto infeksione, si: aktivitetet sportive, higjiena jo e mirë, mënyra e veshjes etj. Për sa i përket moshës, sëmundjet mykotike të lëkurës vihen re më tepër tek të rriturit e më pak te fëmijët.

Këshilla për parandalimin e infeksioneve në lëkurë:

Mjekimi me medikamente duhet të realizohet vetëm nga mjeku specialist dermatolog që në shfaqjen e shqetësimeve të para, në mënyrë që të parandalohen shfaqja dhe mbivendosja e infeksioneve dytësore.

Në format e lehta mund të përdorim vetëm mjekimet lokale, ndërsa në format e avancuara është i këshillueshëm mjekimi sistematik për dy javë i shoqëruar me mjekime lokale.

Është i këshillueshëm që mjekimi lokal të vazhdojë 1-2 muaj për të parandaluar përsëritjen.

Gjithashtu rekomandohet që dhe pas trajtimit, për larje të përdoren shampo dhe detergjent që përmbajnë antimykotikë.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve