Djersitja, a është pozitive për shëndetin apo jo?!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta

hshshshshhshDjersitja gjatë verës është e domosdoshme për t’u ftohur trupi, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që parandalimi i djersitjes gjatë kësaj stine të nxehtë, duke përdorur antidjersë dhe pajisje të klimatizimit, mund të ketë efekte negative në shëndet. Vera është stina e vitit kur trupi duhet të djersitet!

Edhe pse djersitja e tepruar mund të ketë efekt negativ, mungesa e djersitjes lë pasoja shumë më të këqija për shëndetin e njeriut. Dhe, derisa për një numër të madh të njerëzve djersitja paraqet problem dhe siklet, ajo gjithashtu ka efekt shumë të mirë për shëndetin, ndërsa ekspertët theksojnë më të rëndësishmet:

  • Djersitja është forma më e shpejtë e lirimit të trupit nga toksinat.
  • Me djersitje sekretohen materiet e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa.
  • Përmirëson shëndetin kardiovaskular, sepse zemra nën ndikim të ngrohjes së trupit punon në mënyrë të forcuar për të përmirësuar qarkullimin.
  • Mund të ngadalësojë plakjen e lëkurës.
  • Me djersitje hapen poret, çka përmirëson teksturën dhe pamjen e lëkurës.
  • Djersitja është e shkëlqyeshme për dobësim, në një orë djersitje mund të shpenzohen edhe deri 300 kalori.
  • Djersitja redukton nivelin e stresit dhe përmirëson disponimin.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al 

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve