Kanceri kolorektal, ja si ta parandaloni!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta

kanceri kolorktalKanceri kolorektal konsiderohet si kanceri i tretë më i përhapur në botë. Në vitin 2016 janë bërë me dije më shumë se 90.000 raste të reja të kancerit të zorrës së trashë.

Risku për tu prekur nga kanceri i zorrës varion nga njeri vend në tjetrin, si dhe nga individi në individ, nga faktorët trashëgimtarë, gjenetikë, stili i jetesës, dieta, konsumimi i duhanit etj.

Shpeshherë sëmundja nuk tregon shenja, prandaj është e vështirë për t’a kapur në kohë. Simptomat e kancerit të zorrës së trashë varen nga vendi në të cilin janë lokalizuar qelizat tumoriale dhe hapësira që ato zënë. Shenjat kryesore të sëmundjes janë: përthithje e vështirë e ushqimeve, gjakderdhje gjatë jashtëqitjes, çrregullime në jashtëqitje (defekim), si: diarreja dhe kapsllëku në më pak se 2 javë, dhimbje barku, ethe, humbje peshe, humbje oreksi, ndjesi e të vjellave.

Këto simptoma shihen përgjithësisht tek personat deri në 50 vjeç, kurse ata të cilët e kalojnë këtë moshë dhe vuajnë nga sëmundja, fillojnë të kenë problem edhe me aneminë.

Obeziteti, konsumimi i alkoolit, duhanit, mishit të kuq dhe mungesa e ushtrimeve fizike, janë disa nga faktorët që ndikojnë apo shkaktojnë sëmundjen. 10% e rasteve, janë të lidhura ngushtësisht me mungesën e lëvizjes dhe ushtrimeve fizike, ndërkohë që, më shumë se një gotë pije alkoolike në ditë, rrit rrezikun e prekjes nga sëmundja.

Rrisni nivelet e vitaminës D:

Në qoftë se trupit tonë  i mungon vitamina D, atëherë kjo do të thotë se ne jemi edhe më të ekspozuar ndaj kancerit kolorektal. Marrja e rrezeve të diellit në baza të rregullta, duke marrë gjithashtu edhe shtojca të vitaminës D, mund t’ju vijnë në ndihmë për të plotësuar mangësitë që keni.

Burimi: healthyfoodhouse / shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja