Dr. Kalo: “Pallati i Ëndrrave të Konsultave, rrezik për jetën e njerëzve”

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Nuk kanë kaluar as dy muaj që nga inaugurimi i Qendrës së Konsultave, dhe që tani kanë filluar të shfaqen problemet e para me ndërtesën. “Pallati i Ëndrrave të Konsultave”, siç e quan dr. Tritan Kalo,  ka filluar që të shkatërrohet që tani. Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, z. Kalo ka ngritur një shqetësim të madh në lidhje me qendrën e re të konsultave. Sipas tij, “kjo qendër konsultash është e vetmja në botë e ndërtuar ngjitur me ‘helikopadin’, vendin ku zbresin helikopterët me urgjencat mjekësore,  të cilat jo vetëm çlirojnë zhurma shurdhuese, por krijojnë edhe vibrime të mëdha dhe vënë në rrezik jetën e personave që shkojnë tek Qendra e Konsultave apo Shërbimi i Onkologjisë.Tritan-Kalo

“Te ne të gjithë te ardhurit për konsulta apo trajtime në shërbimin e onkologjisë, mqs për ata që nuk kanë qenë në QSUT, si Qendra e Konsultave edhe Shërbimi i Onkologjisë janë të vendosura në të dy anët e “helikopadit”, ata janë të ulur rreth e qark tij, dhe mendoni se sa te rrezikuar janë nëse ata e kanë kuriozitetin apo “altruizmin” të asistojnë në lëvizjen e të sëmurëve, të cilët transportohen me helikopter….”, shkruan z. Kalo në postimin e tij.

Sipas dr. Kalos, për ndërtimin e një qendre mjekësore duhet të merren parasysh edhe mendimet e njerëzve që “frymojnë” aty.

“Menaxhimi i një Qendre Mjekësore Terciare kërkon marrjen e mendimeve të të gjithë atyre, që frymojnë në të, pavarësisht eksperiencës apo kohës së punësimit, dhe jo vetëm të konsultimeve formale me “yesmen-ët”, që përjetësisht thirren për t’u pyetur apo të cilët pilotohen në vendet drejtuese të shërbimeve të ndryshme, si për konfortin e menaxhimit jo problemor të kësaj qendre, po ashtu për të bërë qokat e radhës…”, shkruan mjeku.

“Pozicioni zyrtar nuk vjen si ‘paketë’ me njohuritë e domosdoshme të menaxhimit të detyrës, POR shpirti dhe dëshira e te menduarit dhe te vepruarit ne ekip, përbën çelësin e suksesit….”, përfundon postimin e tij në Facebook z. Kalo.

Lexoni shkrimin e tij të plotë në Facebook:

“Pallati i Ëndrrave te Konsultave” i ka kushtuar jo pak taksapaguesve tanë, por si duket inaugurimi i shpejtë e ka koston në cilësinë e punimeve, të cilave fillimisht po u bien germat…Ndoshta nesër do t’i dalë edhe boja apo do t’i kriset suvaja, sepse është e vetmja qendër konsultash në botë, e cila është ndërtuar ngjitur me “helikopadin”, vendin ku zbresin në QSUT –në “Nene Tereza”, helikopterët me urgjencat mjekësore, të cilët jo vetëm çlirojnë zhurma shurdhuese, por krijojnë njëkohësisht dhe vibrime të mëdha …

Për shkak të rrezikshmërisë se helikave rrotulluese, mjediset e helikopadeve në mjediset spitalore janë të rrethuara, apo ato ndërtohen në çatitë e objekteve, për të shmangur hyrjet në to të personave të pa autorizuar dhe të pa trajnuar si duhet…

Te ne të gjithë të ardhurit për konsulta apo trajtime në shërbimin e onkologjisë, meqë për ata që nuk kanë qenë në QSUT, si Qendra e Konsultave edhe Shërbimi i Onkologjisë janë të vendosura në të dy anët e “helikopadit”, ata janë të ulur rreth e qark tij, dhe mendoni se sa te rrezikuar janë nëse ata e kanë kuriozitetin apo “altruizmin” të asistojnë në lëvizjen e të sëmurëve, të cilët transportohen me helikopter….

Jo më kot e quajta “Pallati i Ëndrrave të Konsultave”, sepse të ardhurit në të nga rrethe të ndryshme të vendit, ndeshen me jo pak vështirësi për të kryer konsultat apo ekzaminimet e nevojshme, dhe për ironi të fatit, u këshillohet si lehtësi shërbimi edhe përcaktimi i ditës së konsultës “online”…

Imagjinoni pacientet e Iballës në Pukë, të Thethit apo Kalasë së Dodës, së Macukullit, të Tragjasit, të Tomorricës, të cilëve shpesh u mungon edhe furnizimi i rregullt me rrymë elektrike, të kenë infrastrukturën dhe njohuritë e duhura për të bërë rezervime konsultash “online”…..

A është menduar se ku dhe si do te presin ata dhjetëra të sëmurë në rast shirash, temperaturash ekstreme, apo ashtu të ulur nëpër bordurat dhe në pak stola të vëna në dispozicion të tyre…

“Menaxhimi i një Qendre Mjekësore Terciare kërkon marrjen e mendimeve të të gjithë atyre që frymojnë në të, pavarësisht eksperiencës apo kohës së punësimit, dhe jo vetëm të konsultimeve formale me “yesmen-ët”, që përjetësisht thirren për t’u pyetur apo të cilët pilotohen në vendet drejtuese të shërbimeve të ndryshme, si për konfortin e menaxhimit jo problemor të kësaj qendre, po ashtu për të bërë qokat e radhës…”

Pozicioni zyrtar nuk vjen si ‘paketë’ me njohuritë e domosdoshme të menaxhimit të detyrës, POR shpirti dhe dëshira e te menduarit dhe te vepruarit ne ekip, përbën çelësin e suksesit….

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni