Farmacitë, jo më pak se 20 metra larg nga institucionet shëndetësore publike​

Asnjë farmaci nuk mund të jetë në një distancë më pak se 20 metra nga institucionet shëndetësore publike. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ka rrëzuar padinë e ngritur nga Urdhri i Farmacistit ndaj Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, duke vendosur kështu që largësia e farmacive të jetë jo më pak se 20 metra larg institucioneve që ofrojnë shërbim shëndetësor.farmaci 2

Vendimi përfundimtar i trupës gjykuese është shpallur dje, pas përfundimit të procesit gjyqësor që nisi më 8 prill 2016, kur Urdhri i Farmacistit të Shqipërisë kërkoi rishikimin e vendimit të Këshillit Administrativ të FSDKSH-së “Për kriteret që duhet të plotësojnë farmacitë dhe agjencitë farmaceutike për lidhjen e kontratës me Fondin dhe procedurat për lidhjen e kontratës për vitin 2016” dhe shfuqizimin e disa pikave në përmbajtjen e tij.

“Në padinë e tij, UFSH-ja kundërshtonte kriteret e parashikuara në pikat 10, 13, 14, 15, 19 dhe 20 të kreut I, të këtij Vendimi, të cilat kishin të bënin, mes të tjerash, me distancën jo më pak se 20 metra që farmacitë duhet të kenë nga kufiri i jashtëm i institucionit shëndetësor publik; sipërfaqen e shfrytëzueshme prej 50 m2 që duhet të kenë farmacitë që lidhin kontratë për herë të parë me Fondin (ndërsa agjencia 15 m2); si dhe, kriterin që parashikonte zgjidhjen e kontratës së Fondit me farmacitë dhe agjencitë farmaceutike, të cilat janë në hetim nga organi i akuzës deri në përfundimin e plotë të hetimeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të gjitha pretendimet e ngritura nga UFSH-ja në padinë ndaj Fondit u gjetën të pabazuara në ligj nga Gjykata Administrative e Apelit, e cila në këto kushte, pas një hetimi të plotë vendosi të rrëzojë kërkesë-padinë e ngritur./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni