Pakujdesia i mori jetën foshnjës nga Elbasani, pezullohen nga detyra 3 mjekët pediatër

Tre mjekë të Spitalit Pediatrik të Elbasanit janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për veprën penale “mjekim i pakujdesshëm”, me pasojë vdekjen e fëmijës 1 vjeç A.T., ngjarje e ndodhur në 21 mars 2016.femije

Mjekët e pezulluar janë Dorieda Shuku, Edmont Lahu dhe Fadil Brazhda. Ky vendim është marrë nga gjykata, me kërkesë të prokurorisë së Elbasanit.

1-vjeçarja me iniciale A.T ndërroi jetë më 21 mars të këtij viti pasi kishte gëlltitur një copë arre dhe mjekët nuk kishin arritur të identifikonin trupin e huaj që kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes të foshnjës (lexo këtu).

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, ka rezultuar se e mitura ka humbur jetën nga neglizhenca e mjekëve, pasi këta të fundit nuk kanë kryer procedurat standarde të kontrollit të fëmijës. Nëse diçka e tillë do të ishte bërë nga mjekët, do të kishte shumë shanse që vogëlushja të kishte shpëtuar./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj