Të pathënat e vajit të ullirit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

vaji i ulliritVaji i ullirit njihet nag të gjithë për vlerat e larta dietike dhe mjekësore. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut, dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti diuretike dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Në mënyrë të posaçme çaji me gjethet e ullirit ka dhënë rezultatet të mira në uljen e tensionit të gjakut te personat që vuajnë nga hipertonia. Kokrrat e ullirit bëjnë mirë kur i konsumojnë ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Është e këshillueshme që diabetikët të hanë sidomos kokrra jeshile, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti. Vaji i ullirit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, është qetësues dhe pakëson dhimbjet.

Ndihmon në nxjerrjen e gurëve të fshikëzës së tëmthit. Edhe në krizat e veshkave, vaji i ullirit qetëson dhimbjet dhe lehtëson rënien e gurëve nga veshkat. Në mjaft raste ka dhënë rezultate të mira kundër ulcerës së stomakut.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj