Kura për varësinë ndaj alkoolit gjendet në trurin tonë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se disa neurone të caktuara në tru mund të influencojnë konsumimin e alkoolit. Sipas shkencëtarëve nga Kolegji Mjekësor “Texas A&M” neuronet D2 (neurone në tru që janë përgjegjëse për veprimet e njerëzve), mund të ndihmojnë në parandalimin e sjelljeve varëse kur aktivizohen.alkool

Aktivizimi i neuronit D1 vendos nëse një pije do të pasojë të dytën, të tretën e kështu me radhë. Por, ndërkohë që neuronet D1 janë pjesë e itinerarit “shko” të trurit, neuronet D2 janë në itinerarin “mos shko”. Kjo do të thotë se kur aktivizohen, neuronet D2 ndalojnë veprimin.

Të paktën nga pikëpamja e varësisë, neuronet D2 janë funksionale”, deklaroi dr. Jun Wang, asisistent profesor tek Departamenti i Neuroshkencës dhe Terapeutikët Eksperimental tek Kolegji Mjekësor Texas A&M, në një intervistë të dhënë për

“Kur janë të aktivizuara, ata ndalojnë konsumimin e alkoolit, prandaj është e rëndësishme që ata të aktivizohen për të parandaluar problemet që sjell alkooli#, shton Wang.

Eksperimentet janë kryer në laborator tek minjtë, dhe sipas Wang, duhet një kohë e gjatë derisa kjo procedurë të testohet tek njerëzit. Shkencëtarët zbuluan se duke manipuluar aktivitetin e neuroneve, ata arritën të alternonin konsumimin e alkoolit tek minjtë, që ishin trajnuar për të pirë më shumë alkool. Duke aktivizuar neuronet D2, ata arritën të ulnin sasinë e konsumuar të alkoolit.

Burimi: Nature World News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin