Qendër e re hemodialize në Shkodër

Qender hemodialize_Shkoder

Pas Vlorës, çelet qendra e dytë e Hemodializës në Shkodër. Të gjithë pacientët shkodranë dhe ata të zonave përreth, që kanë nevojë për hemodializë, do ta bëjnë atë në qytetin e tyre, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës.

Qendra e re e Hemodializës, e ngritur falë partneritetit publik-privat me një vlerë fillestare prej 900 mijë dollarësh, ka të instaluara 20 poste. Në qendër janë instaluar 17 + 3 poste trajtimi (dy poste në salla të veçanta për pacientët me Hepatit C dhe HIV), për të kryer trajtimin e pacientëve vetëm në 2 turne.

Qendrën e re të Hemodializës e vizitoi kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ata u takuan me pacientë që ndërkohë ishin duke kryer dializën.

Sipas kontratës koncesionare, veç Vlorës dhe Shkodrës do të ngrihen dhe 3 qendra të tjera që do të ofrojnë shërbimin e hemodializës: Korçë, Lezhë dhe Elbasan.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni