Gurë në veshka, kur duhet t’i shkrij?

gure ne veshka 2

Jam një burrë 37 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi tim. Para disa kohësh mjekët më kanë diagnostikuar një gurë në veshka me diametër 2.5 mm. Dua të di nëse duhen shkrirë gurët në veshka edhe pse ky nuk më shkakton kriza. Përveç kësaj doja të dija nëse është e vërtetë që uji mineral ndihmon në daljen jashtë të gurëve?

ADI

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken nefrologe Suela Gjoni:
“ Së pari doja t’ju sqaroja se guri që ju përshkruani është në përmasa të vogla dhe nuk keni pse shqetësoheni. Së dyti do t’ju këshilloja të verifikoni se në cilën zonë të veshkës ndodhet dhe sa mundësi ka të zhvendoset, sepse nëse lëvizin mund të shkaktojnë krizë në veshka. Por teorikisht një gur me një diametër të tillë mund të eliminohet spontanisht. Ndërkohë porsa i përket trajtimit, duhet të përcaktoni se çfarë përbërje ka guri. Kështu nëse guri kanë përbërje acidi urik mund të përdoret nitrat potasi. Ndërsa për sa i përket pyetjes për ujin mineral, doja t’ju sqaroja se është e vërtetë që janë mjaft të mirë për eliminimin e gurëve, por gjithsesi duhet parë përbërja e tyre, sepse jo të gjithë janë të rekomandueshëm. Prandaj do t’ju këshilloja që më parë të konsultoheni me një mjek specialist”.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare