Ushqimet që ju përkeqësojnë ankthin dhe stresin

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

stresiAnkthi dhe stresi zakonisht shkaktohen nga mungesa e nivelit të duhur te serotoninës, e cila mund të vijë si rezultat i një sërë faktorësh. Ushqimet që konsumoni ndikojnë ndjeshëm në gjendjen shpirtërore dhe shëndetin e përgjithshëm emocional. Kështu që është e rëndësishme që të hani ushqimet e duhura për të mbajtur emocionet nën kontroll.

Ja çfarë ushqimesh duhet të shmangni kur jeni nën stres apo ankth:

Shmangni alkoolin: alkooli mund të duket sikur ju qetëson për momentin, por me kalimin e orëve përkeqëson gjendjen emocionale. Ai çon në ankth, depresion madje edhe çrregullime të sistemit nervor.

Menjanoni domatet: nëse jeni në efektin e stresit mos hani domate. Disa studime kanë treguar se domatja mund t’ju shtojë ndjenjën e ankthit.

Shmangni karbohidratet e parafinuara: buka, makaronat, orizi i bardhë etj nuk janë një zgjidhje e mirë nëse jeni në stres. Ju do të fitoni kalori të panevojshme sepse truri nuk do të japë sinjalin e ngopjes.

Shmangni kafetinën: kola, pijet energjike dhe kafja ju shtojnë nivelin e ankthit, madje do t’ju shkaktonin dhe të dridhura.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet