Këshilla për parandalimin e mykozave vaginale

Për shendeti.com.al, mjekja gjinekologe Jonida Reveli

Këshillat që jepen për parandalimin e mykozave vaginale janë:

  • Kujdesi për higjienën intime.
  • Pas kryerjes së nevojave personale, këshillohet fshirja me drejtim nga para-mbrapa për të evituar shpërndarjen e mykut nga anusi drejt vaginës apo rrugëve urinare.
  • Përdorimi i të brendshmeve të pambukta higjienike.
  • vagineEvitimi i rrobave të ngushta sidomos pantallonave.
  • Ndërrimi i kostumit të banjës menjëherë, sepse mbajtja e gjatë e kostumit të lagur shton temperaturën dhe lagështirën në zonën gjenitale, duke prirur zhvillimin e mykut.
  • Ndërrimi i shpeshtë i pecetave higjienike apo tamponeve.
  • Mospërdorimi i sprajeve, parfumeve apo deodoranteve në zonën gjenitale.

Mjeku juaj obstetër-gjinekolog mund të vendosë diagnozën e mykozës vaginale tek ju nëpërmjet:

  • Simptomave të përshkruara nga ju, ndërthurur me një vizitë të thjeshtë gjinekologjike.
  • Strisho e thjeshtë vaginale
  • Kulturë e sekrecioneve vaginale
  • Analiza gjaku e thjeshtë apo analizat biokomike, si dhe analizë urine.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës