Ellie Goulding: Problemet me zërin, rrezik për karrierën time!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

Ellie Goulding, ylli i njohur për performancat e saj energjike dhe kujdesin që tregon vazhdimisht për shëndetin me ushtrime të rregullta dhe një dietë të ekuilibruar, është duke u përballur me lodhje të vazhdueshme dhe ka paralajmëruar se rrezikon të humbasë zërin që e karakterizon.

ellie goulding 4

Këngëtarja 29-vjeçare ka anuluar dy shfaqje muajin e kaluar për shkak se mjekët i rekomanduan të mos udhëtojë dhe të mos këndojë.

Gjatë këtij viti Goulding ka luajtur 100 shfaqje në të gjithë botën. Muajin e kaluar ajo njoftoi se ishte tërhequr nga shfaqjet në Finlandë dhe Letoni.

“Unë kam anuluar disa festivale këtë periudhë për shkak të lodhjes. Unë kam bërë rreth 100 shfaqje këtë vit dhe mjeku më tha se, nëse do të këndoja edhe këtë fundjavë, zëri im nuk mund të rikuperohej më. Pasi bëra disa teste, u diagnostikova me lodhje”, tha Ellie për gazetën “Standard”.

ellie goulding 3

“Unë jam shumë punëtore. Nuk do të anuloja asgjë nëse vërtet nuk do të ishte nevoja, por mjeku tha: “Ellie, zëri yt nuk mundet më”. Ajo ishte pika kur kuptova se isha shumë e lodhur. Pavarësisht të gjithave, vazhdoj të jem pozitive për pjesën tjetër të vitit. Performanca e radhës është caktuar më 31 korrik në Çikago. Deri atëherë, u kërkoj ndjesë fansave që nuk do të jem pranë tyre”, tha Goulding.

Burimi: glamour / shëndeti.com.al

ellie goulding 2

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?