Si të mbroheni nga kanceri, sipas ekspertëve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

kanceri

Ekspertët e kancerit tek Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë publikuar një kod prej 12 pikash që synon parandalimin e kancerit.

Dr. Joachim Schuez, i cili ka kryesuar studimin, shpjegon se “këto janë të gjitha rekomandime ku ju mund të ndryshoni mënyrën e sjelljes në mënyrë individuale”. Këto janë 12 udhëzimet e ekspertëve për të parandaluar kancerin:

1. Mos pini duhan apo nikotinë apo çdo gjë që përmban nikotinë.

2. Mos lejoni askënd që të pijë duhan në shtëpi ose zyrë.

3. Përpiquni të mbani një peshë të shëndetshme të trupit.

4. Qëndroni aktivë çdo ditë. Limitoni kohën duke qëndruar ulur.

5. Ndiqni një dietë të shëndetshme:

  • Hani sa më shumë drithëra, bishtajore, perime dhe fruta.
  • Limitoni ushqimet më shumë kalori (ushqimet me shumë sheqer ose yndyrë) dhe shmangni pijet e ëmbla.
  • Shmangni ushqimet e përpunuara, limitoni mishin e kuq dhe ushqimet e pasura me kripë.

6. Limitoni konsumimin e alkoolit. Moskonsumimi i alkoolit është i mirë për parandalimin e kancerit.

7. Shmangni diellin, sidomos për fëmijët. Përdorni mbrojtëse ndaj diellit.

8. Në vendin e punës, mbroni veten ndaj substancave që shkaktojnë kancerin duke ndjekur udhëzimet e shëndetit dhe të sigurisë.

9. Shmangni ekspozimin ndaj rrezatimit radioaktiv. Merrni masa për uljen e nivelit të radonit në ambientet ku qëndroni.

10. Ushqyerja me gji ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri tek nënat.

  • Nëse mundeni, ushqejeni fëmijën me gji. Terapia e zëvendësimit të hormoneve (HRT) rrit rrezikun për t’u prekur nga lloje të ndryshme kanceri. Limitoni përdorimin e HRT-së.

11. Sigurohuni që fëmijët tuaj të vaksinohen.

  • Hepatiti B (për të sapolindurit)
  • Human papiloma virus (HPV) (për vajzat)

12. Kryeni kontrolle për parandalimin e kancerit:

  • Kanceri i zorrës (meshkuj dhe femra)
  • Kanceri i gjirit (femra)
  • Kanceri i qafës së mitrës (femrat)

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim