Kam dhimbje poshtë veshit, ç’duhet të bëj?

veshi 3

Jam një djalë 21 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi që më është shfaqur para disa ditësh. Poshtë veshit kam dhimbje, në fillim kisha një gjëndër të fortë, të palëvizshme, por që nuk më shkaktonte dhimbje. Sapo mu zhduk gjëndra, mu shfaq dhimbja. Dua të di se çfarë mund të bëj?
ARJETI
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken infeksioniste Sabrije Gjoni:

“Nga sa përshkruani nuk mund t’ju them diçka konkrete. Do ju rekomandoja të shkoni sa më shpejt të bëni një konsultë me mjekun specialist, pasi teorikisht nëse gjëndra për të cilën përshkruanit ishte vetëm një, dhe nuk ishte e dhimbshme, nuk keni pse shqetësoheni. Gjithësesi duhet të shkoni të konsultoheni sa më parë me një mjek specialist, për të kuptuar shkakun pse keni dhimbje. Pa një ekzaminim të specialistit nuk mund t’ju thuhet apo t’ju rekomandohet të përdorni medikamente”.

Postime të ngjashme

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani