Ja si t’i ngrini ushqimet në verë pa ju humbur cilësinë dhe pa i prishur

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Ekzistojnë disa rregulla që garantojnë përgatitjen e një ushqimi të shëndetshëm duke ruajtur të njëjtën cilësi si në fillim dhe mos të prishen:

ushqimee te ngrira ne frigoriferGradoni mirë frigoriferin tek ngrirja: nuk do të thotë se energjia e lartë ngrin më mirë produktet në frigorifer, rregulli i artë është ky: mos e mbushni plot frigoriferin sepse nuk do të ftohë aq sa duhet,mbajeni të mbushur me gjërat më të nevojshme. Ushqimet e ngrira duhet ta kenë temperaturën shumë të lartë dhe qarkullimi i ajrit nëpër to duhet të jetë i ftohtë gjithashtu.

Paketojeni mirë ushqimin para se ta ngrini: asnjëherë mos fusni një ushqim direkt tek grirja pa e paketuar. Pritini perimet në copat që dëshironi dhe futini në qese plastike, pastaj ngrijini. Për sa i përket mishit është e këshillueshme që ta marinoni përpara se ta ngrini, në mënyrë që ta ruajë freskinë.

Ngrijini ushqimet në porcione të vogla: para se t’i ngrini ushqimet duhet t’i prisni ato në copa të vogla. Kjo bëhet për faktin se ushqimi do të ngrihet më mirë dhe më shpejt.

Nëse keni dyshim për cilësinë e ushqimit mos e ngrini atë: ushqimet që kanë kaluar datën e skadencës ose ushqimet që janë shkrirë një herë (pas ngrirjes së mëparshme) nuk duhet t’i ngrini përsëri. Edhe pse temperaturat shumë të ulëta i ruajnë ushqimet, ato nuk mund të shkatërrojnë bakteret dhe mikroorganizmat që gjenden në ushqim.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin