Shenjat paralajmëruese dhe faktorët e rrezikut të sulmit në zemër

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Infarkti ishemik është lloji më i përhapur i sulmeve të zemrës. Ky lloj infarkti ndodh si shkak i forcimit dhe ngushtimit të arterieve, të cilat çojnë në mpiksje dhe bllokim të enëve të gjakut.

Një nga llojet e infarktit ishemik është infarkti trombo-Til, i cili shkaktohet nga mpiksja e gjakut në një nga arteriet e kokës ose qafës dhe redukton ndjeshëm rrjedhjen e gjakut.

Lloj tjetër i infarktit ishemik është infarkti embolik, i cili ndodh në rastet kur mpiksja e gjakut që ndodh në një zonë të trupit, zakonisht në dhomat e zemrës kalon nga sistemi qarkullues për në tru.

Shenjat paralajmëruese të atakut në zemër:

  • atak kardiakDobësi e papritur dhe mpirje e njërës anë të trupit (krahut, fytyrës, këmbëve)
  • Disekuilibër dhe/ose rënie e papritur
  • Turbullim apo humbje e shikimit
  • Dhimbje koke e rëndë në mënyrë të papritur
  • Marramendje e pashpjegueshme
  • Vështirësi në të folur

Reduktoni rrezikun e infarkit të zemrës:

  • Shkëpusni konsumimin e duhanit
  • Reduktoni konsumimin e alkoolit
  • Bëni aktivitet fizik, këshillohet ecje çdo ditë.
  • Bëni ushtrime për forcimin e zemrës
  • Mbani dietë të shëndetshme, pa yndyrna dhe sheqerna
  • Kontrolloni nivelin e kolesterolit dhe yndyrnave në gjak
  • Kontrolloni nivelin e sheqernave në gjak.

Faktorët e rrezikut që çojnë në sulm në zemër:

  • Rritja e nivelit të kolesterolit të keq në gjak
  • Obeziteti
  • Mungesa e aktivitetit fizik
  • Rritja e presionit të lartë të gjakut
  • Diabeti
  • Konsumimi i duhanit
  • Konsumimi i alkoolit
  • Stresi, depresioni, nervozizmi

Faktorët e rrezikut të tjerë:

  • Mosha
  • Histori të mëparshme familjare me sëmundje zemrë dhe sulm në zemër

Burimi: Majo Clinic

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?