Ngrënia e thonjve, cili është rreziku?

Megjithëse jo shumë higjienike, ngrënia e thonjve nuk ka rreziqe afatgjatë. Thonjtë formohen në shtratin, rrënjën e tyre, aty ku fillon forma e U-së. Për aq kohë sa ky shtrat qëndron i padëmtuar, ngrënia e thonjve nuk ndërhyn në rritjen e tyre. Në fakt, disa kërkime thonë se ngrënia e thonjve mund edhe të nxisë rritjen më të shpejtë të tyre.

kafshim kafshoj thonjteE megjithatë, një zakon i tillë nuk është pa rreziqe. Për shembull, ngrënia e thonjve mund:

  • Të nxisë infeksione të lëkurës
  • Të rëndojë problemet e shtratit të thoit
  • Të rrisë rrezikun e infeksioneve duke përhapur bakteret nga thonjtë dhe gishtat tek buzët dhe goja.

Gjithashtu, kafshimi shumë i shpeshtë i thonjve mund të jetë edhe një shenjë për probleme të fshehura mendore, si ankthi apo një problem i kontrollit impulsiv.

Nëse jeni të shqetësuar në këtë drejtim, bëni mirë të konsultoheni me doktorin tuaj ose me një mjek të shëndetit mendor. Për të ndaluar kafshimin e thonjve është mirë që:

  • të shmangni faktorët që ju nxisin ta bëni një gjë të tillë
  • të gjeni një mënyrë më të shëndetshme për të përballuar stresin dhe ankthin
  • t’i mbani thonjtë të lyer e të rregulluar
  • t’i mbani duart ose gojën të zëna me aktivitete të tjera si luajtja e një instrumenti muzikor ose të përtypni çamçakëz.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën