Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Ka shumë mënyra nëpërmjet të cilave vajrat esenciale mund të stimulojnë shërimin e kancerit, duke përfshirë lehtësimin e stresit. Megjithatë, disa vajra esencialë mund të veprojnë drejtpërdrejt në qelizat e kancerit, duke parandaluar rritjen apo edhe nxitjen e apoptozës (vdekjes qelizave të kancerit).
Ne të gjithë kemi një sasi të vogël të qelizave kancerogjene në trupin tonë. Një trup i shëndetshëm, i ushqyer mirë, është në gjendje të eleminojë apo të shërojë këto qeliza, duke e mbajtur trupin në ekuilibër. Kur trupi nuk ushqehet mirë, këto qeliza mund të vazhdojnë në drejtim të zhvillimit të kancerit. Studimet e fundit shkencore tregojnë se ne mund të përdorim vajra esenciale, për të parandaluar rritjen e kancerit.
Disa nga vajrat më efektive kundër qelizave të kancerit në trup përfshijnë trumzë, rozmarinë, rigon, kamomil dhe temjan. Këto vajra janë në gjendje të luftojnë qelizat e kancerit duke lënë qelizat e shëndetshme të paprekura.
Në kontrast me shumë medikamente konvencionale dhe trajtime për kurimin e kancerit, të cilat shpesh shkaktojnë efekte të rënda anësore, vajrat esencialë mund të rezultojnë më efektive.
Burimi: thealternativedaily / shendeti.com.al


