“Shëndet+”, certifikatë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në shëndetësi

Certifikatë mirënjohjeje për Kontributin e dhënë nga “Klubi i Gazetarëve të Shëndetësisë” në Përmirësimin e Qeverisjes së Sistemit Shëndetësor në Shqipëri, si dhe për bashkëpunimin në zbatimin e projektit të USAID-it “Mbështetje Reformës në Shëndetësi”. Kjo ishte certifikata e cila iu dorëzua drejtoreshës së gazetës “Shëndet+”, Eglantina Bardhi, nga drejtori i USAID-it David Crowles, në takimin e mbajtur në përmbyllje të këtij projekti.

Drejtoresha e "Shëndet+" gjatë marrjes së Certifikatës së Mirënjohjes

Drejtoresha e “Shëndet+” gjatë marrjes së Certifikatës së Mirënjohjes

Bardhi falënderoi USAID-in për bashkëpunimin me “Klubin e Gazetarëve të Shëndetësisë” dhe gazetën “Shëndet+”.

“Përfshirja e gazetarëve në projekte të tilla është një model pozitiv i demokracisë së një vendi, ndaj dhe e vlerësojmë shumë këtë bashkëpunim”, u shpreh Bardhi.

Projekti i USAID-it “Mbështetje Reformës në Shëndetësi” ka gjetur pasqyrim përgjatë gjithë kësaj periudhe në faqet e gazetës “Shëndet+”, duke informuar njerëzit lidhur me hapat e ndjekur gjatë këtij projekti. Në të janë pasqyruar zhvillimet e kryera në spitalet-pilot të Lezhës, Korçës, si dhe Tiranës, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj publikut në këto institucione shëndetësore.
Ndërkohë projekti ka rezultuar i suksesshëm edhe në ngritjen e portalit www.shendeti.com.al, si një portal model për shëndetësinë dhe informues për publikun e gjerë.

Projekti i USAID-it “Mbështetje Reformës në Shëndetësi” synoi që të kthejë institucionet shëndetësore nga spitale publike në institucione që kanë në qendër të tyre pacientin, duke i ofruar atij shërbim sa më cilësor, por edhe duke përfshirë shoqërinë civile në vendimmarrje.

certifikimi 1Veç përfaqësuesve të USAID-it, të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe drejtues të institucioneve shëndetësore në të cilat u zbatua ky projekt.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak