Reagon QSUT: Sigurohet ilaçi për fëmijët e sëmurë me leucemi

Thirr per femijet me kancer (2)

Fëmijëve me leucemi iu kthehet buzëqeshja dhe bashkë me buzëqeshjen, edhe shpresa për jetën. Pas disa muajsh mungesash, tashmë ata mund të marrin mjekimin e domosdoshëm.

Pas protestave të vazhdueshme të shoqatës “Together for Life” në mbështetje të fëmijëve me leucemi, ngritjes së zërit në mënyrë institucionale, nga ana e QSUT-së më në fund është gjetur zgjidhja. Burimet zyrtare të këtij institucioni konfirmojnë për gazetën “Shëndet+” se medikamenti L-Asparaginase, tepër i nevojshëm për fëmijët, është arritur të sigurohet.

Deklarata e shoqatë "Together for Life" dhe KSHH në kërkim të zgjidhjes së çështjes së medikamentit

Deklarata e shoqatë “Together for Life” dhe KSHH në kërkim të zgjidhjes së çështjes së medikamentit

Reagimi i QSUT-së vjen një muaj pas thirrjes së organizuar nga shoqata “Together for Life” me prindërit e fëmijëve të sëmurë me leucemi, më 13 korrik. Ndërkohë nga shoqata “Together for Life” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit tre ditë më parë u dha një deklaratë për shtyp në të cilën iu bë thirrje institucioneve shëndetësore që të gjenin zgjidhje të menjëhershme për sigurimin e ilaçit L-Asparaginase për fëmijët e sëmurë me leucemi. Vetëm dy ditë më parë  këto dy organizata i dërguan komisioneres kundër diskriminimit që të fillonte hetimin për këtë çështje.

Zgjidhja e këtij problemi, sipas burimeve zyrtare, deri në fund të vitit, është një arritje e madhe për jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe për dëgjimin e zërit të tyre.

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj