Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Përgjatë viteve, falë edhe pasivitetit, gjunjët fillojnë ta humbasin fleksibilitetin dhe lëvizshmërinë. Dhimbja e gjunjëve limiton veprimet më të vogla të jetës së përditshme dhe mund të shkaktojë dhimbje në të gjithë trupin. Si mund të mos vuani më nga një bezdisje e tillë? Kryeni këto 3 lëvizje të thjeshta të patën 3 herë në javë për të rritur fleksibilitetin e gjunjëve dhe për t’i lëvizur me lehtë.
Qëndroni në pozicion galiç me këmbët të hapura në gjerësinë e trupit, duart të mbledhura përpara gjoksit dhe bërrylat e mbështetur tek gjunjët. Mëshoni gjithë peshën në njërën anë (A), pastaj në anën tjetër (B). Vazhdoni të lëkundeni nga njëra anë në tjetrën për 30 sekonda.
Qëndroni në pozicion gjysmë gjunjëzimi para një muri (mund të mbani një objekt në formë cilindri nëse keni nevojë për balancim), këmba përpara e përkulur në 90 gradë (A). Ndërkohë që shputa e këmbës së përparme qëndron pa lëvizur, kaloni të gjithë trupin përpara derisa gjuri i përparmë të prekë murin (B). Qëndroni ashtu për 5 sekonda, pastaj kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni këtë ushtrim edhe dy herë të tjera, njëherë duke anuar këmbën në anën e djathtë, pastaj në të majtën.
Merrni një top tenisi dhe vendoseni poshtë shputës së këmbës, ndërkohë që qëndroni në pozicion drejt. Luajeni topin e tenisit poshtë këmbës. Në pikën ku ju dhëmb më shumë, mbajeni topin për pak sekonda dhe ushtroni pak më shumë forcë me peshë e trupit.
Përsëriteni të njëjtin ushtrim tek këmba tjetër, duke e mbajtur topin për rreth 30-60 sekonda.
Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/





