Morbus Crohn, sëmundja që shkatërron zorrët

Dr. Irgen Tafaj, mjeke në Shërbimin e Gastro-Hepatologjisë në QSUT, na sqaron të gjitha detajet që duhet të dimë rreth sëmundjes Morbus Crohn, e cila fillon me dhimbje të pashpjegueshme barku dhe nëse nuk diagnostikohet dhe kurohet në kohë, na rrezikon seriozisht shëndetin.Irgen Tafaj

Morbus Crohn është një sëmundje inflamatore kronike intestinale me shkaktarë të panjohur, që mund të prekë çdonjërin nga segmentet e tubit digjestiv, me lokalizim të preferuar në ileumin terminal dhe kolon. Është një sëmundje që evoluon në mënyrë të paparashikueshme në formë pusesh dhe periudhash remisioni. Morbus Crohn mund të shfaqet në çdo moshë, me një pikë kulmore në dekadën e dytë dhe të tretë të jetës.

Kur duhet të dyshojmë për Morbus Crohn ?

Çdo diarre e zgjatur, e shoqëruar me dhimbje barku të pashpjegueshme dhe alterim të gjendjes së përgjithshme duhet të na bëjë të mendojmë për Morbus Crohn. Në ekzaminimet laboratorike evidentohet një sindromë inflamatore (rritje e proteinës C reaktive, anemi), të dhëna për malabsorbim që flasin për keqthithje (hipoalbuminemi, hipokalcemi, hipokolestrolemi).

Antitrupat “anti-saçharomyces cerevisiae” janë shpesh pozitive në këtë patologji. Ndër manifestimet ekstradigjestive mund të përmendim : prekjen artikulare (sakroileiti, spondiloartriti), dermatologjike (eritema nodoze, aftoza bukale, pioderma gangrenoze), okulare (uveiti, më rrallë prekja e kornese), biliare (kolangiti sklerozant).

Si do të evoluojë sëmundja ?

Është e vështirë në pusenë e parë të parashikohet evolucioni i sëmundjes. Megjithatë, pavarësisht faktorëve individuale të çdo të sëmuri, duket se ekziston një tendencë për të kaluar në remision pas 15 vitesh evolucion të sëmundjes. Vdekshmëria është pak më e rritur se në popullatën e përgjithshme dhe vetëm ¼ e vdekjeve janë direkt të lidhura me sëmundjen. Është me rendësi të përmendet se është duhanpirja, e cila është më e shpeshtë tek të sëmurët me Morbus Crohn se në popullatën e përgjithshme, që shpjegon pjesërisht rritjen e sëmundshmërisë.

 Burimi: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara