Sekretet e bukurisë së një ikone mode

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Aishwara Rai

Aishwara Rai i ka të gjitha, ajo është një kombinim perfekt i bukurisë dhe zgjuarsisë. E kurorëzuar Mis Bota në 1994, një aktore e suksesshme në Bollywood dhe së fundi edhe në Hollywood, e zgjedhur si imazhi i shumë kompanive ndërkombëtare, mund të thuhet se ajo ia ka dalë të jetë e suksesshme në jetë. Me një axhendë të ngarkuar si e saja, Aishwara duhet ta ketë patjetër një sekret për bukurinë e saj. Falë gjeneve të saj, ajo ka flokë dhe lëkurë shumë të shëndetshme dhe të bukur, ndërkohë që kujdeset mjaft mirë për të ruajtur ato çka natyra i ka falur.

Ajo thotë se nuk konsumon ushqime të skuqura ose të paketuara, nuk e pi alkoolin ose duhanin, dhe konsumon shumë fruta dhe perime në mënyrë që të marrë vitaminat, antioksiduesit dhe mineralet. Aktorja preferon ushqimin që gatuhet në shtëpi, dhe pi shumë ujë për ta mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të freskët. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?