Përgatiti për shëndeti.com.al: Elena Beta
Vitamina C mund të gjendet në shumë ushqime që konsumohen në baza ditore dhe mund të përdoret gjithashtu si një dietë shtesë. Shumica e kafshëve mund të sintetizojnë këtë vitaminë endogjene, por njerëzit nuk janë në gjendje për ta bërë këtë, prandaj duhet ta konsumojnë atë nëpërmjet ushqimit.
Vitamina C është përdorur zakonisht për të luftuar gripin dhe ftohjen dhe është thelbësore për rigjenerimin e indeve në trupin tonë. Ajo është gjithashtu e pasur me antioksidantë, të cilat ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira. Kjo është thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë. Trupi nuk mund ta prodhojë këtë vitaminë esenciale, prandaj ne duhet ta konsumojmë atë nga një burim i jashtëm, nëpërmjet ushqimit apo shtesave.
Vitamina C e përgatitur në shtëpi lejon 100% asimilimin nga trupi jonë.
Ja si mund ta përgatisni vitaminën C në shtëpi!
Merrni vetëm lëkurën e limonave dhe vendosini në një enë më ujë për 24 orë. Pasi të thahen i vendosni lëkurat në blender dhe i bluani ato. Vendosni pluhurin në një enë hermetike dhe mbajeni në një vend të freskët.
Lëkura në krahasim me frutin, përmban shumë më tepër vitamina dhe minerale. Për shembull, një lugë gjelle lëvore limoni ka dy herë më shumë vitaminë C dhe tri herë më shumë fibër se një tul limoni.
Merrni një lugë nga kjo vitaminë C e përgatitur në shtëpi çdo ditë. Atë mund ta shtoni në supë, sallatë dhe lëngje, pse në çdo lloj tjetër ushqimi.
Burimi: yourhealthycupoftea / shendeti.com.al


