Europa Donna Albania kundërshton vendimin për shkurtimin e shtretërve në Spitalin Onkologjik

Organizata Europa Donna Albania, e cila ka në fokus pacientët me kancer dhe ka si qëllim përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, nuk është dakord  me urdhrin e  Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë,  për shkurtimin e shtretërve në Shërbimin e Onkologjisë.Europa Donna

Shërbimi i Onkologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, është përballur me një urdhër arbitrar për shkurtimin e shtretërve. Me urdhrin, Nr. 227, datë 09.08.2016, Drejtoria e QSUT-së ka urdhëruar të shkurtohen shtretërit  e këtij shërbimi duke e reduktuar në  64 numrin total të  tyre.

Megjithëse ka hyrë menjëherë në fuqi, ky urdhër nuk është bërë ende publik. Vendimi për shkurtimin e shtretërve është marrë pa u konsultuar me grupet e interesit dhe pa praninë e  shefit të Shërbimit, Onkologjik, prof. as. dr. Agim Sollaku. Burime brenda QSUT-së bëjnë me dije se mjekët e shërbimit të Onkologjikut kanë hyrë në konflikt me drejtuesit e QSUT-së, pasi kanë kundërshtuar zbatimin e këtij vendimi.

Ndërkohë që numri i të sëmurëve me kancer po rritet në mënyrë drastike, duke arritur shifra alarmante, onkologjiku përballet me këtë vendim të cilin as nuk e kanë konsultuar me grupet e interesit. Rezulton se që nga viti 2014 në vitin 2015 ka një rritje të të sëmurëve me kancer, nga 3286 në 5158, duke dëshmuar  kështu nevojën urgjente për shtimin e buxhetit për këtë kategori.
Brenda Shërbimit Onkologjik, këta të sëmurë përballen me të tjera probleme, ku më kryesori  vazhdon të mbetet  mungesa e medikamenteve që sjell pengesa dhe zvarritje në mjekimin e të sëmurëve sipas protokolleve  të përcaktuara mjekësore.
Europa Donna Albania bën me dije se nuk do e tolerojë mosrespektimin e të drejtave shëndetësore të  pacientëve me kancer. Ajo do e ngrejë zërin fort dhe do e përcjellë shqetësimin e tyre në institucionet përgjegjëse dhe në media.

Përfaqësues të kësaj organizate i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së QSUT-së të rishikojnë vendimin për shkurtimin e shtretërve dhe  të mos marrin vendime pa u konsultuar më parë me grupet e interesit dhe pa marrë në konsideratë opinionet e vetë pacientëve.

Shoqata “Together For Life” dhe gazeta “Shëndet+” kane ndjekur gjithashtu problematikat e shumta në shërbimin e Onkologjisë.

Skandal/ Gjenocid në Onkologjik, shkurtohet numri i shtretërve, pacientët në rrugë

 

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin