Ilir Beqaj, me eskortë nga Maqedonia për të vajtur në fushatë elektorale në Peshkopi

Ilir Beqaj

Fushata për zgjedhjet lokale në Dibër ka ngritur në këmbë gjithë qeverinë. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri është drejtuesi i fushatës, Arben Ahmetaj i Financave ishte në disa takime elektorale. Nga mazhoranca pjesë e tyre u bë edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi. Vetë kryeministri Edi Rama ishte në prezantimin e kandidatit në Dibër. Së fundi, u pa duke inaguruar një qendër shëndetësore edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, më i akuzuari nga opozita për përfshirje në afera korruptive me tenderët në shëndetësi.

Ndryshe nga ministrat dhe përfaqësuesit e tjerë të mazhorancës dhe po ashtu nga vetë kryeministri, i cili rrugët me gropa i shmang zakonisht edhe për shkak të një problemi shëndetësor, Ilir Beqaj ka zgjedhur një rrugë më komode sesa ajo plot gropa nga Burreli në Peshkopi. Lapsi.al mëson se Beqaj, së bashku me eksortën e tij, ka preferuar rrugën e asfaltuar dhe të sigurtë që lidh Tiranën me Peshkopinë, nga Maqedonia.

Ai ka hyrë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe përmes Strugës e Dibrës së Madhe ka dalë në Peshkopi. Në këtë mënyrë ai e ka distancuar veten jo vetëm nga mijëra qytetarë të Dibrës që u duhet të kalojnë çdo ditë nëpër rrugën më të amortizuar në vend, por edhe nga disa kolegë të tij ministra dhe vetë kryeministri që e mori një mundim të tillë për t’u dukur sa më pranë dibranëve e halleve të tyre, pasi i duhen votat.

Kjo zgjedhje e Beqajt duket naive në këtë situatë dhe bën shumë kontrast me realitetin ku jetojnë dibranët. Por me këtë naivitet, ai tregoi si padashje të vërtetën se si përdoret pushteti për komoditet personal.

Burimi: Lapsi.al

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj