Fyen personelin mjekësor dhe godet policin, arrestohet pacienti

Një 24-vjeçar është arrestuar pasi ofendoi personelin mjekësor në Spitalin e Lushnjës, dhe gjatë shoqërimit për në polici ka goditur edhe një punonjës të policisë.mjeku-i-dhunuar

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Etmond Belba, 24 vjeç, banues në fshatin Çermë Proshk, Divjakë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Spitalin Lushnje ka fyer dhe ofenduar personelin mjekësor, ka thyer një vazo të madhe lulesh, dhe gjatë shoqërimit nga patrulla e përgjithshme ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë, si edhe ka shkaktuar dëmtime në mjetin e policisë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”,”Shkatërrim i pronës”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Fyerje”.

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç