Ja ku qëndron lidhja mes zemrës dhe trurit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

zemer triJu ndoshta e dini se stërvitja e rregullt ofron përfitime të mëdha për trupin, ku hyn dhe eliminimi i peshës të tepërt dhe sëmundjeve kronike si dhe parandalimi i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Një studim i publikuar në revistën “Neurologji” lidh ngushtë palestrën me përmirësimin e aftësive të të menduarit tek të rriturit.

Studimi përfshiu 877 të rritur me moshë mesatare 65 vjeç dhe vlerësoi përshtatshmërinë e tyre kardiovaskulare. Për të vlerësuar qasjen e tyre kardiovaskulare, hulumtuesit përdorën një masë standarde njohur si VO2 max, e cila është përcaktuar si shuma maksimale e oksigjenit që trupi juaj mund të përdorë, ndërsa jeni duke u ushtruar në palëstër apo duke bërë ecje në natyrë. (V qëndron për vëllimin, O2 është për oksigjen, dhe max është për maksimum.) Pjesëmarrësit gjithashtu bënë një shumëllojshmëri testesh për të vlerësuar aftësitë e të menduarit, kujtesës, dhe funksionin ekzekutiv (një kategori të aftësive mendore të përdorura për të menaxhuar kohën dhe planet).

Në përfundim të studimit hulumtuesit dolën në konkluzionet se njerëzit të cilët stërviten rregullisht (nuk flitet për sforcim) kanë aftësi më të mira njohëse dhe të menduari.

Dy orë dhe 30 minuta aktivitet me intensitet të moderuar, aerobi, ecje e shpejtë ose një orë e 15 minuta aktivitet i fuqishëm me intensitet, si vrapimi janë ato që rekomandohen.

Ushtrime për muskujt mund të bëni dy ose më shumë ditë në javë.

Burimi: healthyhomepage / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide