Beqaj: Në shtator nis funksionimin Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore

Urgjenca mjekesore

Brenda këtij muaji do të nisë funksionimi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, nga ku do të kontrollohen dhe bashkërendohen të gjitha lëvizjet e autoambulancave në shkallë vendi, ndërkohë që autoambulancat në të gjithë vendin do të jenë të stacionuara në pika të ndryshme për të qenë sa më pranë urgjencave.

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të kryer në Shërbimin e Urgjencës së Tiranës, ka pohuar se projekti i shpërndarjes së autoambulancave në disa pika ka nisur me Dibrën dhe do të vazhdojë në të gjithë vendin.

“Aktualisht, kemi fuqizuar kapacitetet e rreth 20 autoambulancave, me një investim prej 300 mijë dollarësh për të vendosur në këto autoambulanca pajisje bashkëkohore defibrilatorë, edhe jetë shpëtuese. Këto janë pajisje të cilësisë së lartë, që kanë mundësi të kryejnë disa veprime, dhe të gatshme që ne kur të na funksionojë i gjithë sistemi i ndërlidhjes, të mund të përcjellim në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, apo në spitale të caktuara, edhe informacion lidhur me parametrat vitalë të qytetarëve, të cilët ndodhen prapa këtyre rasteve të veçanta,” pohoi kreu i shëndetësisë .

Me anë të këtyre pajisjeve, pacientëve mund t’u jepet ndihma e parë që në banesë, apo kudo ku ndodhen. Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, dr. Skënder Brataj, ka pohuar se vendosja e këtyre aparaturave garanton cilësinë e jetës tek pacientët. “Aparatura, jo vetëm i shpëton jetën, por garanton edhe cilësinë e jetës dhe është gjëja më e rëndësishme, sepse ne mund ta sjellim një person në jetë por në qoftë se nuk do të zgjohet nuk do të ketë më cilësi jete. Kështu, këto aparatura duke pasur autonominë 10 orë, do të thotë që autoambulanca mund të kryejë turnin në lëvizje pa pasur nevojën që të ndalojë dhe të bëjë karikimin e aparaturës. Kjo aparaturë jep goditjen elektrike, bën elektrokardiogramën, identifikon nëse ka infarkt, aritmi ose çfarëdolloj tjetër problematike kardiologjike,” theksoi Brataj.

Ministri i Shëndetësisë i është përgjigjur interesimit të gazetarëve, por edhe të opinionit publik, se çfarë do të ndodhë me godinën ekzistuese të Shërbimit të Urgjencës së Tiranës. Sipas tij, ajo do të vazhdojë të funksionojë si një pikë ku do të jetë e stacionuar një nga autoambulancat për të qenë sa më afër thirrjeve në territor. / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj