Pyet mjekun: A shërohet artriti tek fëmijët?

Përshëndetje. Jam një nënë e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të djalit tim. Është diagnostikuar me artrit. Ju lutem, a mund të di a shërohet artriti te fëmijët?femije_artrit

Përgjigjet mjeku pediatër reumatolog, Genti Xhelili

Koncepti “shërim” për mjekun është i ndryshëm nga ai që ekziston në popull. Në mjekësi shërim quhet jetesa e lirë nga shenjat dhe simptomat e sëmundjes. Në këtë kuptim artriti është një sëmundje e shërueshme, që do të thotë se fëmijët me artrit juvenil idiopatik mund të bëjnë një jetë pothuajse normale për vite të tëra. Por, gjithashtu, artriti juvenil idiopatik është një sëmundje kronike, që do të thotë se midis këtyre viteve jetese normale, mund të ndodhin edhe acarime të sëmundjes, që quhen relapse. Ne nuk mund të parashikojmë dot nëse një fëmijë do të bëjë relaps dhe kohën se kur mund ta bëjë.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive