Ministri Beqja:Mungojnë profesionistët, të hetohen vdekjet në spitale

b2

Sistemi shëndetsor ka mungesa të theksuara të mjekëve specialistë. Ky është një nga shqetësimet kryesore që kërkon zgjiedhje emergjente në të gjitha hallkat e shëndetsisë. Këtë fakt e ka pranuar vetë kreu i shëndetsisë Ilir Beqja i cili tha se ky është një nga prioritetet e dikasterit që ai drejton për të rritur numrin e profesionistëve .

”Janë ngritur grupe pune për të verifikuar shkaqet e humbjes së jetës së fëmijës, ndërsa ajo që ndodhi në Korçë e quaj të papranueshme, duke ditur largësinë e spitalit nga gjykata.”tha Ilir Beqja, ministër i shëndetsisë

“Është realitet i pashmganshëm, i pamohueshëm tashmë se kemi mungesa të theksuara mjekësh e profesionistësh të shëndetit për një numër të gjerë specialitetesh, dhe kjo, jo vetëm në zonat rurale, por në zonat urbane.

Kemi nevojë për më shumë mjekë, për më shumë kualifikim, dhe nisma që kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim, do ta përmirësojmë kujdesin shëndetësor në vend”, theksoin Beqja.

Këto deklarata ministri Beqja i bëri gjatë çeljes së një kursi trajnimi 3-vjeçar për mjekët e përgjithshëm dhe ata të familjes, për njohjen sa më mirë të patologjive që prekin zemrën. Pasi janë pikërisht këto sëmundjet kardiovaskualare ato që po renditen të parat për numrin e lartë të vdekjeve. Këtë e dëshmojnë dhe shifrat që kanë raportuar mjekët specialistë.

Përballë faktit se mungojnë mjekët specialistë, si në shërbimin parësor dhe atë terciar  qëndron dhe situata problematike e krijuar ndër vite, bllokimi i procesit të specializimeve në universitetin e mjekësisë. Një proces që duhet të niste me kohë, por që ende nuk po gjen zgjidhje nga strukturat përkatëse.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak