Mjekët e K. Gliozheni denoncojnë: Po cenohemi profesionalisht! Moisiu: Pretendim personal

Denisa Canameti/ Shendeti.com.al

Shefi i Klinikës së Obstetrikës në maternitetin “Koço Gliozheni”, Saimir Cenameri, ka firmosur dje një deklaratë për shtyp ku denoncon një situatë të papëlqyeshme anarkie të organizimit të punës teknike në këtë maternitet.materniteti-koco-glozheni

Bluzat e bardha thonë se situata e krijuar prej kohësh po cenon shërbimin në këtë spital dhe kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Universitetit Mjekësor për të zgjidhur ngërçin.

“Problemet konsistojnë në mungesën e përcaktimit dhe zbatimit të kompetencave midis drejtorisë dhe drejtuesve të shërbimit, gjë që sjell si pasojë pengesa në organizimin e punës profesionale, kujdesit ndaj pacientit, zbatimit të rregulloreve dhe protokolleve spitalore, organizimin dhe ndjekjen e shërbimit 24 orë së fundi.

Po i drejtohemi sot institucioneve përgjegjëse, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Universitetit të Mjekësisë për të ndërhyrë sa nuk është vonë për të zgjidhur këtë ngërç dhe të sigurojmë mbarëvajtjen e punës në këtë institucion shumë të rëndësishëm spitalor” përfundon deklarata.

Mësohet se drejtuesja e institucionit, Rubena Mojsiu, e ka konsideruar këtë qëndrim të bluzave të bardha si personal dhe se në ditët në vazhdim do të mbajë qëndrimin e saj për këto akuza.

Ndërkohë, të kontaktuar nga “Shëndet+”, mjekët brenda këtij spitali shprehen se qëndrimi ndaj drejtoreshës nuk është aspak personal, përkundrazi.  Lidhur me qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ata thonë se kjo e fundit është në dijeni të plotë dhe se është vetë ajo që e ka lënë maternitetin jashtë vëmendjes, me ndërgjegje të plotë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë