Skandal/ Pronarët e fast food-eve riciklojnë mishin dhe vajin, vënë në rrezik jetën e konsumatorit

Skandali me produktet ushqimore ka qenë tema e “Fiks Fare” edhe në këtë mbrëmje, ku u trajtua një tjetër problem, pikërisht riciklimi i mishit dhe mbajtja e vajit të pandryshuar për disa ditë me radhë.fast-food

Emisioni investigativ, në natën e tretë radhazi të denoncimit të abuzimeve me produktet ushqimore, u ndal te fast food-et, një problematikë e ndjekur dhe herët e tjera. Gazetarët realizuan një investigim në disa dyqane të tilla në Tiranë. Në një prej këtyre bizneseve, punonjëset thonë se mishin që u tepron në darkë e fusin në frigorifer dhe e vendosin sërish në mëngjes ta ngrohin e më pas t’ua shërbejnë klientëve.

Njëra prej tyre thotë se mishi reziston edhe 3-4 ditë. “E fut në frigorifer dhe nuk e gjen asgjë, nuk mban erë hiç”, thotë punonjësja.

Përveç mishit, gazetarët pyetën edhe për vajin, sesa kohë mund të mbahet pa u ndërruar dhe çfarë vaji përdoret. Punonjësit përgjigjen se përdorin vaj palme. Ata thonë se ai është si gjalp apo si dhjamë dhe reziston gjatë. Ka punonjës që thonë se s’ka nevojë të ndërrohet fare derisa të mbarohet, thjesht duhet t’i hedhësh sipër sasi shtesë.

Siç dihet dhe nga ekspertët, të cilët kanë kryer studime të ndryshme, mishi i ricikluar dhe vaji i përdorur disa herë i palmës janë të rrezikshëm për shëndetin nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur.

Mishi është produkt blegtoral që ka rrezikshmëri të lartë për organizmin nëse mbahet në temperaturë të lartë për një kohë të gjatë, pastaj ftohet dhe sërish mbahet në temperaturë të lartë. Në këtë mënyrë krijohen kushtet për rritjen e mikroorganizmave, që janë të dëmshëm për shëndetin.

Kurse vaji i palmës, sipas studimeve të shumta, bën keq për zemrën sidomos kur përdoret shpesh. Ky vaj përdoret më së shumti nga industritë, sepse kushton më lirë se vajrat e tjerë. Por përdorimi i të njëjtit vaj disa herë sjellë një numër përbërësish që quhen “radikalë të lirë” dhe janë kancerogjenë.

Gjithsesi, duket se këto të dhëna për rrezikshmërinë e këtyre produkteve ndaj shëndetit nuk i ka shqetësuar pronarët e këtyre fast food-eve, të cilët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre të pashqetësuar nga autoritetet përkatëse.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç